Edona James, intervistë në mediat serbe
Edona James po qëndron në Beograd. Ajo ka thënë se meshkujt serb janë të pashëm, ndërkaq thotë se këngëtarja serbe, Jelena Karleusa, është idhulli i saj.
ShowBiz
Djali nga Suhareka, i cili u shndërrua në femër, Edona James, po qëndron në Beograd. Nga atje ajo ka deklaruar se i pëlqejnë meshkujt serb dhe i cilëson si më të pashmit.
“Kam dy ditë që qëndroj në Beograd, dhe mund të them se e dua këtë qytet. Ky vend është shumë i bukur dhe do të qëndrojë gjatë gjithë javës. Do të kem mundësi që ta shoh më mirë dhe do t’i frekuentojë klubet e natës”, ka thënë Edona James, e cila ka qenë mysafire e një shou në mediat serbe.
Mediat serbe kanë shkruar për mashkullin e transformuar në femër i cili është me prejardhje shqiptare dhe jeton aktualisht në Gjermani. Bëhet fjalë për Kujtimin nga Suhareka i cili pas ndërrimit të gjinisë mban emrin Edona James.
Ajo si gjithmonë ka folur për dëshirën e saj për të qenë femër që nga fëmijria. Ka treguar edhe për këngëtaren e njohur serbe të zhanrit Turbo-Folk, Jelena Karleusa.
“Jelena është ikona më e preferuar e imja. Ajo është si një udhërrëfyes për mua kur është fjala te moda. Karleusa për mua është mbretëreshë”, ka thënë James në një emision në televizionin serbe Pink.
“Ka dy ditë që jam në Beograd dhe e dua këtë qytet. Do ti frekuentojë shumë lokalet e natës. Më pëlqejnë meshkujt serb. Ata janë më të pashmit.
Edona ka shtuar se nuk është një prostitutë, por një shoqëruese me pagesë dhe për një natë ajo merr një mijë euro.