Edita Sopjani realizon fotosesion nga shtatzania, pozon me barkun e rrumbullakosur
Këngëtarja Edita Sopjani prej disa vitesh është fokusuar edhe në botën e televizionit si moderatore.

ShowBiz
E së fundi ajo është në pritje të ëmbël ku edhe ka realizuar një fotosesion nga shtatzania, shkruan lajmi.net.
Setin e ri fotografik ajo e ndau me ndjekësit e saj në ‘Instagram’.
Ky fotosesion është realizuar bardhë e zi, teksa shihet e veshur me një fustan të bardhë i hapur tek pjesa para për të theksuar barkun e rrumbullakosur që ajo e mban me dashuri me të dyja duart.
“Mrekullia jonë e vogël po vjen shumë shpejt”, ka shkruar Sopjani në mbishkrim, ndërsa mori edhe komente të shumta.
Theksojmë që Edita kurorëzoi dashurinë me martesë vitin e kaluar me një ceremoni tradicionale shqiptare.
Ndërsa, sa i përket muzikës, kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me Agresionin “Ndjenjat”. /Lajmi.net/