Edinson Cavani, objektiv i dy gjigantëve të Evropës

Edinson Cavani në fund të këtij sezoni me shumë mundësi do të largohet nga PSG-ja.

Sport

17/10/2019 10:55

Uruguaianit i përfundon kontrata në qershor të vitit 2020 dhe mendon t’i japë fund aventurës në kryeqytetin francez.

Siç raportojnë mediat angleze për Cavanin, janë dy ekipe që interesohen, Juventusi dhe Manchester United, të cilat kanë shfaqur interes për sulmuesin.

Cavani që prej vitit 2013 është pjesë e PSG-së, aty ku ka shënuar çdo sezon në mënyrë konstante.

Kujtojmë që 32-vjeçari ka luajtur më parë edhe te Napoli e Palermo në Itali.

Këtë sezon ai ka luajtur 4 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, pasi ka pasur një dëmtim që nuk e ka lejuar të luajë vazhdimisht. /Lajmi.net/