Edicioni i futbollit në Kosovë rifillon me Kupën e Kosovës

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur takimi i Komisionit të Garave në përbërje Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati me përfaqësuesit e katër klubeve gjysmëfinaliste të Digitalb Kupës së Kosovës, e ku mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Sport

19/05/2020 14:28

Në këtë takim me dakordim të plotë të katër përfaqësuesve të klubeve u vendos që ndeshjet e para gjysmëfinale të zhvillohen më 2 qershor (Prishtina – Drenica) dhe më 3 qershor (Ballkani – Feronikeli), derisa ndeshjet e kthimit më 17 qershor.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, pas dritës së gjelbër për stërvitje grupore nga Ministria e Shëndetësisë, është vendosur që IPKO Superliga të zhvillohet në datat 7 qershor – 25 korrik.

Ndeshjet e Kupës do t’i paraprijnë ndeshjeve të kampionatit. /Lajmi.net/