Edi vjen si Kryeministër

Edi Rama ka arritur në Prishtinë dhe është pritur me nderime të larta shtetërore. Kështu, ai pikturoi tablonë e tij të parë si Kryeministër i Shqipërisë. Në një mesazh të tij, përmendi emocionet e posaçme dhe përgjegjësinë e fjalës.

Lajme

12/09/2013 15:04

(E Plotësuar – 9:45)

Kryeministri i ri Shqiptar, Edi Rama, ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare. Ai është pritur në Prishtinë me nderimet më të larta shtetërore.

Kështu, ai pikturoi tablonë e tij të parë si Kryeministër.

Për nder të tij, nga Kryeministri Hashim Thaçi është organizuar një ceremoni e veçantë, në të cilën Kryeministri Rama është nderuar nga Garda e Forcave Mbrojtëse të Kosovës.

Kjo është vizita e parë e Ramës prej se është dekretuar Kryeministër i Shqipërisë. Ka zgjedhur Kosovën, për çka ka thënë se ndihet i emocionuar.

“Për Kosovë! Me emocion të posaçëm për vizitën e parë si Kryeministër – me përgjegjësinë e madhe të fjalës para Kuvendit të Kosovës në 12.00”, ka shkruar Rama në Facebook.

Gjatë kësaj vizite, krahas takimeve me liderët politikë dhe institucionalë, ai do të bëjë nderime, së pari te Varrezat e Jasharajve në Prekaz, e pastaj te varri i ish Presidentit Rugova në Velani.

Edi vjen si Kryeministër në Kosovë

Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama, realizon sot vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, si Kryeministër i Shqipërisë.

Bashkë me një ekip të përzgjedhur të ministrave të rinj, ai pritet me nderime të larta shtetërore nga Kryeministri Hashim Thaçi.

Pas takimit me homologun e tij, të dy Kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Do të ketë gjithashtu edhe një takim bilateral mes dy delegacioneve.

Pas takimit me Thaçin, Rama do të pritet edhe nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Për nder të Kryeministrit Shqiptar Edi Rama, do të ketë edhe një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, ku ai pritet të mbajë fjalimin e tij.