Edi Rama uron Thaçin: Uroj që suksesin e parë ta kesh tejkalimin e krizës

21:40 | 26 Shkurt 2016

Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Presidentin e ri të Kosovës e ka uruar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka uruar Thaçin me dëshirën për zgjidhjen e krizës në Kosovë.

“Urime Zoti President! Kam bindjen do te jesh ne lartësinë e detyrës e uroj suksesi i pare te jete tejkalimi i krizës. ‎Kosovës i duhen të gjithë”, ka shkruar Edi Rama në Facebook.