Edi Rama u reagon Kombeve të Bashkuara: S’është marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, po Kosovës dhe Serbisë

Kombet e Bashkuara janë deklaruar rreth marrëveshjes së Ohrit, duke iu referuar si akord i normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës. Kjo ka ngjallur reagimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, shprehu indinjatën e tij me një apostrofim të tillë, përcjell lajmi.net. Ai ka pyetur nëse kjo është një…

Lajme

21/03/2023 22:20

Kombet e Bashkuara janë deklaruar rreth marrëveshjes së Ohrit, duke iu referuar si akord i normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kjo ka ngjallur reagimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, shprehu indinjatën e tij me një apostrofim të tillë, përcjell lajmi.net.

Ai ka pyetur nëse kjo është një lapsuz apo gabim serioz, ndërsa ka thënë se do të ishte e prapranueshme nëse Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara do ta përdorte këtë emërtim qëllimisht.

Në fund fare ai kërkoi edhe sqarime lidhur me këtë “huqje” të Kombeve të Bashkuara.