Edi Rama trëndafila për Vikena Kamenicën

Këngëtarja nga Shqipëria Vikena Kamenica sot feston ditëlindjen e saj.

ShowBiz

11/06/2015 20:30

Dhuratën e parë për ditëlindje Vikena e mori nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Një buqetë me trëndafila të bardhë është nisur sot në mëngjes të adresë të këngëtares,e cila gëzim e ka ndarë menjëherë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.

Fotografinë e luleve,Vikena e ka publikuar në Instagram,duke shprehur edhe falënderimin për kreun e qeverisë,i cili e ka bërë traditë tashmë urimin e artistëve me një buqetë lulesh. “Përsëri lulet e para nga Kryeministri im… Faleminderit Edi Rama”, – shkruan Vikena në profilin e saj.