Edi Rama pyet shqiptarët: A duhet legalizuar kanabisi?

Kryeministri i Shqipërisë ka hapur në publik një çështje shumë të ndjeshme dhe të debatueshme, siç është ajo e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

Lajme

23/01/2022 16:18

Për këtë temë ai po kërkon mendimin e qytetarëve shqiptarë, duke parashtruar edhe pyetje publike përmes rrjetit të tij social.

“Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?”, thuhet në pyetësorin e publikuar nga Rama.

Postimi i plotë:

KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 6

Për të ecur më shpejt e për t’u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin! Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, duke klikuar si vijon https://keshillimikombetar.al/

#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin./Lajmi.net/