Edi Rama publikon një hartë ku Kosova shihet brenda kufijve të Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një hartë ku Kosova është brenda kufijve të Serbisë.

Lajme

19/11/2019 14:27

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një skandal duke publikuar një hartë ku Kosova shihet brenda kufijve të Serbisë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Rama përmes këtij publikimi ka dashur të tregojë sigurimin e furnizimit me 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug, transmeton lajmi.net.

Por, ajo që shqetëson, siç mund ta vini re, është se territori i Republikës së Kosovës është lënë brenda Serbisë.

“MIRËMËNGJES ? dhe me hartën e investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug, ju uroj një ditë të mbarë ?”, ishte mbishkrimi i videos së Ramës. /Lajmi.net/