Edi Rama për Nobelin: Më vie të vjell, Akademia e Nobelit ka vendosur turpin si vlerë të re

Sot, çmimin nobel në letërsi e ka fituar shkrimtari Peter Handke, admirues i “Kasapit të Ballkanit”, Slobodan Millosheviq.

Lajme

10/10/2019 19:54

Ai madje ka përkrahur krimet e bëra në ish-Jugosllavi nga Slobodan Millosheviq dhe ka mohuar gjenocidin e dhunën që ka ndodhur në Bosnje e Kosovë.

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në Twitter është shprehur se ndjen të vjell nga çmimi nobel.

Ai më tutje ka thënë se paturpësia po bëhet pjesë e botës dhe Akademia e Nobelit ka vendosur turpin si vlerë të re.

“Jo nuk mund të bëhemi kaq të mpirur ndaj racizmit dhe gjenocidit”, tha Rama.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kurrë nuk kam menduar se do të ndjej të vjell për faj të një çmimi nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga autoriteti moral siç është Akademia e Nobelit, turpi është vendosur si vlerë e re. Jo nuk mund të bëhemi kaq të mpirur ndaj racizmit dhe gjenocidit. /Lajmi.net/