Edi Rama për ekipin e xhudos: Ju nderoni Kosovën botërisht

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar për ekipin e xhudos që korri suksese të reja në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, kurse Laura Fazliu e fitoi të bronztën. Edi Rama u shpreh se është krenar që është miku i tyre dhe që ato i shërbejnë edhe Forcave të Armatosura…

Sport

07/08/2024 16:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar për ekipin e xhudos që korri suksese të reja në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, kurse Laura Fazliu e fitoi të bronztën.

Edi Rama u shpreh se është krenar që është miku i tyre dhe që ato i shërbejnë edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, shkroi Rama në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.