Edi Rama njofton se Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave: Asgjë s’na ndalë drejt BE-së në 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ky shtet ka arritur të hapë të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian brenda një periudhe prej 12 muajsh, duke e cilësuar këtë si një “rekord absolut” në procesin e integrimeve evropiane. Rama e ka përshkruar këtë arritje si një hap historik drejt anëtarësimit të Shqipërisë…

Lajme

12/11/2025 15:12

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ky shtet ka arritur të hapë të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian brenda një periudhe prej 12 muajsh, duke e cilësuar këtë si një “rekord absolut” në procesin e integrimeve evropiane.

Rama e ka përshkruar këtë arritje si një hap historik drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Postimi:

SHQIPËRIA E ARRITI TË PAMENDUESHMEN, TË GJITHË KAPITUJT E NEGOCIATAVE TË HAPUR BRENDA 12 MUAJSH – REKORD ABSOLUT NË PROCESIN E INTEGRIMEVE EUROPIANE🇦🇱🫶🇪🇺

Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE🦅

Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027🦅

Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, ne po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë,

me një ekonomi që po rritet;

me pensionet që po rriten;

me pagën minimale që po rritet;

me pagat e tjera që po rriten;

me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;

me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet;

me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;

pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit🦅

SHQIPËRIA PUNON DHE FITON PËRDITË E MË SHUMË RESPEKT🇦🇱🦅