Edi Rama niset drejt SHBA-së për vaksinën antiCOVID-19 : S’do lë gur pa lëvizur

Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë ka njoftuar se është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sjellë sa më parë vaksinën anti-COVID në Shqipëri.

Lajme

05/12/2020 14:53

Kreu i qeverisë ka theksuar në një postim në Twitter se do të lëvizë çdo gur që vaksina kundër COVID të vijë sa më parë në vendin tonë.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër armikut të padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, shkruan kryeministri në një postim në Twitter.

Ndërkohë një ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se qeveria shqiptare është në proces negocimi me disa kompani për të siguruar në kohë vaksinën anti-COVID.

Ministrja theksoi se qeveria ka bërë një parapagim prej 3.9 milionë dollarë për të mundësuar sa më shpejt të jetë e mundur vaksinën anti-COVID.