Edi Rama në Aman: Mirënjohje Mbretit Abdullah II për mbështetjen në procesin e Aqabas

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Aman të Jordanisë, ka shprehur mirënjohje të thellë për Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein, për rolin e tij të rëndësishëm në organizimin e një tjetër aktiviteti kuptimplotë në kuadër të Procesit të Aqabas. Rama shkroi se në këtë takim, Shqipëria dhe Jordania bashkë-udhëhoqën tryezën e madhe të…

Lajme

09/12/2025 16:42

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Aman të Jordanisë, ka shprehur mirënjohje të thellë për Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein, për rolin e tij të rëndësishëm në organizimin e një tjetër aktiviteti kuptimplotë në kuadër të Procesit të Aqabas.

Rama shkroi se në këtë takim, Shqipëria dhe Jordania bashkë-udhëhoqën tryezën e madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit.

“Aman, Jordani – Mirënjohje të thellë, Mbretit Abdullah II bin Al-Hussein, për një tjetër aktivitet kuptimplotë në kuadrin e Procesit të Aqaba-s, ku Shqipëria krah Jordanisë udhëhoqi tryezën e madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit”, shkroi Rama.