Edi Rama mundohet ta zbusë skandalin me hartën ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është munduar që ta zbusë skandalin e tij.

Lajme

19/11/2019 14:42

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku në hartën e publikuar Kosova ishte brenda kufijve të Serbisë, shkruan lajmi.net.

Lexo edhe: 

Edi Rama publikon një hartë ku Kosova shihet brenda kufijve të Serbisë

Mirëpo, duke e parë reagimin e medieve, Rama ka edituar atë video, kështu duke u munduar ta zbusë skandalin që bëri duke e shkurtuar atë për të mos u parë e gjithë harta.

Me këtë video Rama kishte dashur të tregonte për një investim për furnizim me ujë. /Lajmi.net/