Edi Rama ia huq me ripostimin e statusit të saj, reagon Ilire Vinca

Edi Rama ia huqi me një postim në Facebook.

ShowBiz

23/08/2019 21:19

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ripostuar së fundi një status të aktores, Ilire Vinca, shkruan lajmi.net.

Aktorja, në atë status fliste për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, e krejt kjo u keqkuptua nga Rama, i cili mendoi që e ka fjalën për atë të Shqipërisë.

“Ilire Vinca, aktore dhe regjizore, me një sërë produksionesh të suksesshme dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka këtë opinion për Teatrin Kombëtar”, janë fjalët e Edi Ramës, i cili ia shtoi edhe postimin e Vincës.

Por, kjo e fundit, vendosi të reagojë në një koment, duke sqaruar se nuk e kishte fjalën për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.

“I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ‘ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë qe po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju faleminderit”, ka shkruar Ilire Vinca.

Megjithatë, Rama ende nuk e ka fshirë atë postim. /Lajmi.net/