Edi Rama i reagon ashpër Vuçiqit lidhur me deklaratat për masakrën e Reçakut

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar ashpër pas deklaratës së presidentit të Shqipërisë, Edi Rama për masakrën e Reçakut, të cilën ai e quan trillim.

Lajme

07/12/2019 23:43

Përmes rrjetit social, Tëitter, Rama ka thënë se Beogradi duhet të lëviz përpara, e të ndalojë deklaratat për një regjim të ndyrë e të përgjakshëm si ai i Millosheviqit, shkruan lajmi.net.

E ka pyetur Vuçiqin se si mund ta mohojë një krim të dokumentuar.

Postimi i plotë:

Miq atje! Ndaloni të vetëdeklaroheni për një luftë të ndyrë që e bëri një regjim i vjetër i përgjakshëm në Beograd! Lëvizni përpara! Lëreni pas të shkuarën dhe le të bëjmë atë që duhet: Ndërtoni paqe dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë dhe filloni ta bëni rajonin tonë një model! @avucic Si mundet që dikush të mohojë sot një krim lufte të mirëdokumentuar! Pse është kaq e vështirë për të kuptuar që për aq kohë sa Serbia do të jetojë në mohimin e realitetit të qartë kristal të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë të minojnë rrugën e Serbisë drejt të ardhmes. /Lajmi.net/