Edi Rama arrin në Preshevë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbërriti në qytetin e Preshevës, dhe pas pak minutash pritet që t’i drejtohet mijëra qytetarëve të mbledhur në Sheshin Liria, që ndodhet para ndërtesës së Bashkisë dhe Pallatit të Kulturës.
Lajme
Rama aktualisht është në takim me autoritetet e Preshevës, ndërkohë sheshi është mbushur përplot flamuj kombëtarë, përkundër faktit se nga shtyllat ata u hoqën sot në mëngjes nga xhandarmeria serbe.
Të zgjedhurit lokalë të Preshevës me propozim të kryebashkiakut votuan të martën paradite me unanimitet për shpalljen Qytetar Nderi të Kryeministrit Rama, raporton Top Channel.
Rama është i pari kryeministër i Shqipërisë që viziton Preshevën.