Edhe Zbogar pret raportin për Mitrovicën Veriore

Samuel Zbogar thotë se është duke pritur raportin e Ministrisë së Pushtetit Lokal për të parë se si duhet proceduar me rastin e Mitrovicës së Veriut. Si Përfaqësues Special i BE’së në Kosovë, ai thotë se do të procedojë sipas këtij raporti.

Lajme

13/01/2014 13:57

Shefi i zyrës së Bashkimit Europian, Samuel Zbogar, deklaroi sot se do të takohet me të gjithë Kryetarët e zgjedhur në të gjitha komunat e Kosovës.

Pas takimit me Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, ai u pyet se me kë pret që të takohet në Mitrovicën e Veriut, pasi që i fituesi i zgjedhjeve për Kryetar të kësaj Komune, Krstimir Pantic, refuzoi të bëjë betimin, duke humbur kështu mandantin.

Zbogar tha se ai do të takohet me Kryetarin që do të jetë atje, por fillimisht tha se duhet pritur raportin e Ministrisë së Pushteti Lokal për këtë çështje.

“Unë do të takohem me Kryetarin kur ai të jetë atje”.

“Le të presim raportin e Ministrisë që është e ngarkuar me këtë çështje dhe unë do të procedojë sipas raportit”.

Samuel Zbogar tha se roli i tij nuk është që të tregojë se si do të duhet të procedohet në rastin e Panticit. Ai tha se roli i tij në Kosovë është që të vëzhgojë dhe të ndihmojë.

“Ministria është e ngarkuar me atë çështje, unë nuk kam një rol të tillë në Kosovë”.

“Roli im në Kosovë është të vëzhgojë dhe të ndihmojë në çfarëdo mënyre që mundem që ky vend të jetë më i mirë dhe më europian. Kosova është përgjegjëse për këtë gjë”.

Ndërkaq, pas takimit me të parin e Prishtinës, Zbogar tha se Komisioni Europian do të vazhdojë bashkëpunimin me Komunën e Prishtinës.

“Erdha që t’i uroj Kryetarit për fitoren e tij në zgjedhje. Erdha që të dëgjojë planet e tij, se si ai do të përmirësojë jetën e qytetarëve të Prishtinës”.

“Komision Europian ka themeluar një bashkëpunim me Prishtinën dhe shpresojmë që ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe do të jetë pjesë e ngjarjeve të suksesshme”.

“Kam dëgjuar me shumë vëmendje planet shumë ambicioze që ka ai dhe ekipi i tij ka për Prishtinën. Dhe siç e thash Komisioni Europian do të vazhdojë të jetë pjesë e këtyre planeve dhe e ngjarjeve të mira”.

“Kam filluar këto takime me Kryetarët e sapo zgjedhur prej këtu nga Prishtina, sepse është qyteti më i madh dhe arsyeja tjetër është se ky qytet është njëherësh edhe Kryeqyteti dhe unë do të vazhdojë dhe do të takohem me çdo kryetarë njësojë siç kam bërë edhe në të kaluarën dhe të diskutojë me ta për bashkëpunimin dhe projektet e tyre dhe tonat”.

Ndërkaq, Kryetari Shpend Ahmeti e quajti këtë takim si shumë të frytshëm.

“Diskutuam për bashkëpunimin të cilin e ka pasur Komisioni në të kaluarën me Komunën e Prishtinës dhe po ashtu diskutuam për të gjitha sfidat që ka kaluar. Diskutuam edhe prioritetet e Komunës që i kemi paraparë ne”.

“Diskutuam disa çështje për të cilat do të mund të kërkonin ndihmë nga Komisioni Europian. Ishte një takim i frytshëm”.