Edhe Vuçiq udhëton drejt Sllovenisë, paralajmëron takim me Lajçak

Përpos kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për në Slloveni ka udhëtuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajme

31/08/2021 14:47

Vuçiq poashtu do të jetë pjesëmarrës në Forumin Strategjik të Bledit.

Ky forum tradicionalisht mbledh së bashku udhëheqë të rajoneve dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe përfaqësues të institucioneve evropiane.

Përgjatë këtij takimi Vuçiq ka paralajmëruar se do të takojë edhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak./Lajmi.net/