Edhe Veseli pjesëtar i ‘Dance with me’

Vesel Kurtishaj do të marrë pjesë edhe në një garë që transmetohet në televizion.

ShowBiz

27/08/2015 17:39

Fituesi i edicionit të fundit të Big Brother Albania, Vesel Kurtishaj, do të jetë pjesë e ‘Dance with me’.

Pjesëmarrjen e tij në emisionin që do transmetohet në Klan e ka treguar vetë Veseli gjatë një interviste në televizionin MadTv, transmeton Lajmi.net.

Para pak ditësh është zbuluar se ndër pjesëmarrësit e tjerë do të jetë edhe diva e muzikës, Adelina Ismajli./Lajmi.net