Edhe Veriu, si krejt Kosova Europiane
Kryeministri Hashim Thaçi ka filluar që t’i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve përmes videove. Fatlum Morina ka pyetur se kur veriu i Kosovës do të funksionojë, dhe Thaçi i është përgjigjur se shumë shpejt edhe ajo pjesë do të funksionojë si Kosova europiane.

Lajme
Kryeministri Hashim Thaçi kohëve të fundit ka qenë shumë aktiv nëpër rrjetet sociale. Fillimisht ai hapi një llogari në Facebook, ku u pasua me hapjen e llogarisë në Twitter dhe Instagram.
Së fundmi, nëpërmjet aplikacionit “Shkruaj Thaçit”, Kryeministri Hashim Thaçi po ju përgjigjet me video, pyetjeve të qytetarëve.
Qytetari Fatlum Morina e ka pyetur Kryeministrin Hashim Thaçi se çka do të bëhet në lidhje me problemin e veriut? A do ta zgjidhim shpejt?
Kryeministri Hashim Thaçi ka se ndërhyrja e Policisë më 25 korrik të 2011 ka lëvizur jo vetën Kosovën por të gjithë botën.
Ai është i bindur se me mbështetjen e BE’së dhe SHBA’së, veriu i Kosovës do të funksionoi si gjithë “Kosova europiane”.
“Më 25 korrik të vitit 2011 me urdhrin tim, Policia e Kosovës ka marrë në kontroll pikën 1 dhe 31. Në atë kohë, me atë aksion ne kemi lëvizur gjithë bashkësinë ndërkombëtare, me një mbështetje të fuqishme që e kemi pasur. Pa lëvizur ne në atë kohë nuk do të lëvizte bota, prandaj edhe arritëm që të fillojmë edhe procesin e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
“Jam i bindur se me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, tani veç kemi filluar normalizimin e gjendjes në veri. Ka filluar së funksionalizuari Doganat e Kosovës, procesi i IBM’së, komuniteti serb po integrohet në Policinë e Kosovës, për të punuar gjithmonë me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës. Ka filluar edhe lëvizja e lirë e mallrave”.
“Ndërsa unë shpejt besoj se do të kemi takimin e radhës në Bruksel ku do të mirremi vesh edhe për sistemin e drejtësisë dhe veriu i Kosovës do të jetë dhe do të funksionoi, sikur e gjithë Kosova evropiane”, ka qenë përgjigja e Hashim Thaçit.