Edhe u.d Rektori Abdullah Zejnullahu ka publikuar punime në revistë false
Profesori Abdullah Zejnullahu pranon se ka botuar punim në revistën “Internacional Journal of Scientific& Engineering Reaserch”, e cila konsiderohet false. Por ai thotë se si profesor i rregullt është avancuar në vitin 2003.
Lajme
Edhe profesori Abdullah Zejnullahu i cili ka marr më së shumti vota në Senatin e UP’së, për t’u zgjedhur u.d Rektor, ka publikuar punimet e tij shkencore në revista false.
Koha Ditore raporton se punimi shkencor “Shënimet për gjysmëgrupet drejtkëndore” e cila është e publikuar në revistën “Internacional Journal of Scientific& Engineering Reaserch”, është publikuar në vitin 2013. Kjo revistë konsiderohet false dhe në këtë revistë po ashtu kishte publikuar punimet e tij shkencore edhe ish-rektori Ibrahim Gashi.
Në uebfaqen ku jepet indeksi i revistave thuhet se kjo revitë është false “ Kjo revistë “Internacional Journal of Scientific& Engineering Reaserch”, thuhet të ketë impaktin 1.4. por është false. Keni kujdes nga kjo revistë”- thuhet në këtë uebfaqe.
Ndërkaq, Profesori Abdullah Zejnullahu nuk e ka mohuar publikimin e librave të tij shkencor në këtë revist.
“Unë në punimin për të cilin po flisni nuk jam autor, jam koautor, dhe nuk kam qenë ai që ka vendosur se ku të publikohet ai punim”.
“Por, edhe po të jetë publikuar në ndonjë revistë të dyshimtë, ju siguroj dhe ju garantoj se ai nuk do të ketë asnjë ndikim në avancimet e mia apo në gradat shkencore që kam marrë, sepse unë jam avancuar si profesor i rregullt i UP’së qysh në vitin 2003, kurse punimi shkencor që ju po e përmendi është botuar në vitin 2013”, ka thënë Zejnullahu për “Koha Ditore.