Edhe tribunat e Kosovës prekën nga racizmi – reagon skuadra e Gjilanit

Skuadra e Vushtrrisë mund të dënohet rëndë nga FFK.

Sport

07/11/2019 19:37

SC Gjilani ka lëshuar një komunikatë zyrtare pas ndeshjes kundër Vushtrrisë, duke u ankuar për sjelljet e tifozëve të skuadrës kundërshtare.

Siç bëhet e ditur në shkrim, nga tribunat janë përdorud edhe fyerje raciste, të cilat shkonin në drejtim të lojtarit brazilian, Jackson Ferreira.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell reagimin e plotë të SC Gjilani.

REAGIM:

Përgjatë zhvillimit të takimit të sotëm disa tifozë të Vushtrrisë nuk kursyen dhe ofendimet karshi futbollistëve dhe stafit tonë.
Disa prej tyre përdorën gjuhën më banale, e disa ofenduan edhe në baza racore futbollistin tonë Brazilian, Jackson Ferreira.

SC Gjilani dënon rëndë këto dukuri në stadiumet tona të cilat nuk kanë vend në ambientin ku duhet të zhvillohet futboll dhe jo të ofendohet futbollisti ynë në ato lloj mënyra, nga ata tifozë që në asnjë moment nuk e kursyen atë nga këto lloj ofendime.

Skuadra e Gjilanit i qëndron afër dhe e mbështet futbollistin tonë dhe me shpresë se këto dukuri negative të cilat fatëkeqësisht janë ende prezente në stadiumet tona, të ndalen dhe rastet sikur ky i sotmi të mos përsëriten më.

Gjithashtu bëjmë apel nga organet kompetente, që këta persona të zbulohen dhe të marin dënimet e tyre të merituara, pasiçë, ato ndikojnë negativisht edhe në mbarëvajtjen e kampionatit elitar në Kosovë.

SC Gjilani
Gjilan, 07 Nëntor 2019 /Lajmi.net/