Edhe tre ish-policëve të tjerë të përfshirë në vrasjen e George Floyd do iu ngrihet kallëzim penal

Ish-oficeri i policisë së Minneapolis që vuri gjurin në qafën e George Floyd u akuzua për vrasje të shkallës së dytë, teksa tre oficerët e tjerë prezent në ngjarje gjatë vrasjes së Floyd u akuzuan për ndihmë dhe nxitje, sipas dokumenteve të gjykatës së Minesotës.

Bota

03/06/2020 22:29

Njoftimi zyrtar i Prokurorit të Përgjithshëm të Minesota, Keith Ellison, për akuzat pritet të vijë të mërkurën, përkatësisht pas më shumë se një jave prej që Floyd u vra. Vrasja ka ngjallur protesta mbarëkombëtare që bëjnë thirrje për përfundimin e dhunës policore kundër personave me ngjyrë, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Derek Chauvin, i cili e kishte vënë gjurin në qafën e viktimës për gati nëntë minuta, më parë ishte akuzuar për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë. Në akuzën e re për vrasje të shkallës së dytë thuhet se ai e vrau Floydin “pa qëllim që të shkaktojë vdekjen e ndonjë personi, ndonëse kreu i policisë u përpoq të kryente një vepër kriminale … gjegjësisht sulm të shkallës së tretë”.

Para kësaj, nuk ekzistonte ndonjë procedim penal ndaj policëve Thomas Lane dhe J. Alexander Kueng, të cilët zaptuan të ndjerin, dhe Tou Thao, i cili qëndroi pranë kolegëve. Lane, 37 vjeç, Kueng, 26 vjeç dhe Thao, 34 vjeç, do akuzohen për ndihmë në vrasje dhe nxitje të vrasjes së shkallës së dytë.

Vrasja e shkallës së dytë dhe ndihma e forcimi i vrasjes së shkallës së dytë dënohen me deri në 40 vjet burg. /Lajmi.net/