“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Analisti Dibran Hoxha dhe gazetari Lirim Mehmetaj janë përplasur në  emisioni “Debat Plus” në RTV Dukagjini lidhur me deklarimet e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj se kryeministri Albin Kurti është “i rekrutuar nga Serbia”. Gazetari Lirim Mehmetaj fillimisht ka pyetur analistin Hoxha se çfarë mendon për deklaratën e ish kryeministrit Haradinaj. Hoxha është përgjigjur duke…

Lajme

28/05/2024 22:59

Analisti Dibran Hoxha dhe gazetari Lirim Mehmetaj janë përplasur në  emisioni “Debat Plus” në RTV Dukagjini lidhur me deklarimet e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj se kryeministri Albin Kurti është “i rekrutuar nga Serbia”.

Gazetari Lirim Mehmetaj fillimisht ka pyetur analistin Hoxha se çfarë mendon për deklaratën e ish kryeministrit Haradinaj.

Hoxha është përgjigjur duke i thënë se “edhe ti Lirim je në atë linjë apo d.m.th. edhe ti mendon që ky[Kurti] i shërben Serbisë”.

Mehtaj kundërpërgjigjet se “unë nuk mendoj, unë e di”.

Përplasja verbale ka vazhduar derisa analisti Hoxha është shprehur se “kur nuk ki qysh me bo kritikë të mirëfilltë kalon në konspiracion”, e Mehmetaj i përgjigjet duke i thënë se “të kishe qenë ti i kritikës së mirëfilltë, nuk e kishe përkrahë LVV-në se aty veç konspiracione ka”.

Akuzat ndaj njëri-tjetrit nuk kanë ndaluar, derisa Hoxha i kujton Mehmetajt përplasjen që pati me deputetin e PDK-së, Hisen Berisha kur ky i fundit i tha gazetarit Mehmetaj se është i paguar.

“Një person të tha ty javën e kaluar që je i paguar, ti i the nxjerri faktet se pa to nuk të lejoj me fol edhe këtij (Kurtit) ose kushdo që mendon se është i Serbisë publikoni faktet”, iu drejtua Hoxha, Mehmetajt.