Edhe sot tërmet në Shqipëri
Lëkundjet e kanë pasur epiqendrën 13 km në Veri të Kuçovës, 23 km në Veri të Beratit e 47 km në Jug të Tiranës, por lëkundje të lehta të tërmetit janë ndjerë në Kuçovë, Elbasan, Vlorë, Berat, Lushnjë.

Lajme
Tërmeti me magnitudë 4.5 ballë shkalla Rihter u regjistrua në orën 06:43 në koordinatat 40.91 në veri dhe 19.88 në Lindje, lëkundjet në thellësinë 2 kilometër dhe zgjati 3-4 sekonda ndërsa nuk ka ende raportime për dëme materiale.
Tërmeti 4.5 ballë u pasua nga 1 lëkundje tjetër në orën 07:05 me magnitudë 2.8 ballë shkalla Rihter. Epiqendra e tërmetit të dytë ishte 13 km në Juglindje të Cërrikut, 21 km në Jug të Elbasanit, 48 km në Juglindje të Tiranës, në koordinatat 40.93 në veri dhe 20.04 në Lindje, lëkundjet në thellësinë 6 kilometër.