Edhe sot kolona të gjata në kufirin me Serbinë
Kolonat dhe pritjet e gjata të qytetarëve në kufirin Kosovë–Serbi janë kthyer përsëri. Të gjithë qytetarët të cilët janë nisur drejt vendeve të BE-së, përmes Serbisë, po presin deri në 5 orë.

Lajme
Sipas një njoftimi të dërguar nga Policia e Kosovës, thuhet se përjashtuar pikën kufitare te Dheu i Bardhë, në vendkalimet tjera ka më pak kolona dhe pritje.
“Informacionet e orës 13:00 tregojnë se në Merdare (Podujevë) në hyrje për në RKS ka pak pritje deri në (20 min.), ndërsa në dalje kolona është e gjatë dhe pritjet zgjasin rreth (4.30 deri 5.30 orë), varësisht prej frekuentimit të automjeteve”.
“Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan) si në hyrje ashtu edhe në dalje nuk ka kolona shumë të gjata, ku pritjet në dalje nga RKS-ja momentalisht zgjasin rreth ( 1 orë)”.
“Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) në hyrje nuk ka pritje të gjata ndërsa në dalje nga RKS-ja pritjet janë nga ( 1 deri 2) orë”.
“Pikë-kalimi kufitar Muqibabë –(Gjilan) si në hyrje po ashtu edhe në dalje nuk ka pritje të gjata, përveç pritjeve normale afërsisht deri në (20-30-) minuta, kryesisht në dalje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret se, ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ku ka më pak pritje, ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata.