Edhe sot ajri i ndotur në Prishtinë

Edhe mëngjesin e sotëm qytetarët e Prishtinës janë zgjuar nën ajrin e ndotur.

Lajme

26/01/2020 10:01

Prishtina edhe më tutje po vazhdon të përballet me ndotje të lartë të ajrit, shkruan lajmi.net.

Në bazë të matjeve të fundit që i ka bërë matësi i Ambasadës Amerikane për cilësinë e ajrit, në ora 08:00 ndotja ka arritur 163 PPM.

Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë jo e shëndetshme.

Gjatë tërë sezonit të dimrit, qytetarët në kryeqytet janë përballur me ajër të ndotur. /Lajmi.net/