Edhe sonte ajër i ndotur në Prishtinë

Edhe sonte, siç rëndom ndodhë në netët e dimrit, ajri në Prishtinë po vazhdon të jetë i pashëndetshëm.

Lajme

31/10/2020 22:23

Sipas matësve të vendosur nga ambasada amerikane në kryeqytet, niveli i ndotjes ka arritur në 112 Ppm, shkruan lajmi.net.

Një problematikë e tillë tanimë është shndërruar në kokëçarje për komunën, pasi që përkundër masave, nuk është arritur ndonjë zgjidhje.

Për ta zbutuar situatën, komuna e Prishtinës ka propozuar një varg masash, përfshirë edhe atë për taksën për hyrje në qendër të kryeqytetit. /Lajmi.net/