Edhe Rita Ora këngë për ‘Fifty Shades Darker’ (Foto)

Përveç si aktore, Rita pjesë e 'Fifty Shades Darker' këtë herë edhe me këngë.

ShowBiz

17/01/2017 09:42

Pak ditë më parë është publikuar lista e këngëve dhe artistët që janë pjesë e filmit ‘Fifty Shades Darker’, pjesa e dytë e serisë ‘Fifty Shades of Grey’.

Pas suksesit shumë të madh të këngëve të pjesës së parë, artistë si Taylor Swift e Zayn, Sia e Tove Lo kanë bërë këngë për këtë pjesë të dytë, shkruan lajmi.net.

Por, tani edhe Rita Ora, e cila luan rolin e motrës së Grey, Mia në film, ka lajmëruar fansat se edhe ajo ka bërë një këngë e cila do të jetë e përfshirë në film.

Kënga ka titullin ‘Kiss Me’ dhe është në CD-në ekskluzive të muzikës së filmit, e cili do të dalë më 8 shkurt./Lajmi.net/