Edhe Real Madrid pas Coutinhos

Philippe Coutinho është duke u lidhur me një kalim të mundshëm te gjigantët spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona.

Sport

28/09/2015 10:12

Pas raportimeve se Barcelona është e interesuar për Coutinhon, tashmë në garë për transferimin e mesfushorit ka hyrë edhe Real Madrid.

‘Los Blancos’, janë të interesuar për t’a transferuar brazilianin në Santiago Bernabeu, raporton The Guardian.

Steven Gerrard në librin e tij kishte deklaruar se dy rivalët spanjoll shumë shpejt do të tentojnë t’a transferojnë Coutinhon.