Edhe pse realizoi pyetësorin në Instagram, Ermali nuk u kthen përgjigje ndjekësve

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu duket se nuk qëndron edhe aq mirë me rrjetet sociale.

ShowBiz

01/02/2019 08:44

Ai ka realizuar një pyetësor në llogarinë e tij, Instagram por nuk u ka kthyer përgjigje ndjekësve dhe për këtë u kërkon falje, shkruan lajmi.net.

“Kërkoj shumë falje që nuk mujta me ju kthy përgjigje, pak e komplikime mu duk procedura. Faleminderit krejtve shumë dashni për juve”, janë fjalët e Ermalit.

Nga ana tjetër, ai është mjaft i pëlqyer dhe aktiv në projekte muzikore, i cili është duke punuar në në këngë të reja që do t’i lansojë në ditët në vijim.

Artisti Fejzullahu ka shijuar pushimet e para për 2019 bashkë me familjen në Dubai. /Lajmi.net/