Edhe pse e lodhur, Rita Ora në top-formë kur kthehet nga LA në Londër

Rita Ora është në mesin e atyre yjeve që nuk gjejnë shumë kohë për të pushuar.

ShowBiz

17/04/2018 10:40

Angazhimet e shumta në profesionin që ushtron, bën që Rita të stërlodhet, por sërish ia del mbanë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka qenë pjesë e festivalit “Coachella” ku përveç se shijoi atmosferën që mbretëronte aty, ajo ka dhënë edhe një performancë spektakolare.

Me të përfunduar angazhimet, Rita është kthyer në shtëpi, por krahas lodhjes, këngëtarja sërish dukej në formë të mirë.

E veshur me një kostum gri, këngëtarja bëri që sërish të gjithë sytë të jenë tek ajo derisa po ecte rrugës.

Kujtojmë që “For You” titullohet projekti i fundit nga Rita, këngë kjo që u prit shumë mirë nga publiku. /Lajmi.net/