Edhe pas pauzës, opozita me zhurma e fishkëllima në seancën e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë rikthyer në seancë.

Lajme

05/05/2022 13:19

Pas pauzës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka hapur sërish seancën ku tha se do të votojnë për pikën e tretë të rendit të ditës, e që lidhet me votimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Por që në kthim, deputetët e opozitës kanë filluar sërish të bëjnë zhurmë, me fishkëllima e duke goditur tavolinat e punës, transmeton lajmi.net.

Kësisoj seanca sot ka qenë mjaftë e zhurme, e siç duket një situatë e tilla do të vazhdojë edhe në pjesën e dytë të saj.

Pavarësisht se kryeparlamentari Konjfuca mundohej që të shtjellonte çështjen, ajo nuk mundësohej për shkak të zhurmave të mëdha në seancë.

E gjithë kjo zhurmë e krijuar nga opozita erdhi për shkak të mos krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë./Lajmi.net/