Edhe Partizani i Tiranës shuan ëndrrën për Ligën e Evropës
Tjetër dëshpërim ka ardhur për skuadrat shqiptare të cilat garuan në arenën ndërkombëtare këtë edicion.
Sport
Skuadra nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, Partizani i Tiranës, i ka dhënë fund aventurës drejt Ligës së Evropës.
Partizani luajti baras 1:1 kundër skuadrës nga Moldavia, Sheriff, duke shuar kështu ëndrrën për kalimin në fazën tjetër, pasi në ndeshjen e parë, shqiptaret kishin pësuar humbje minimale në shtëpinë e tyre, shkruan lajmi.net.
Ndeshja e luajtur sot nisi më mirë për skuadrën shqiptare, e cila kaloi në epërsi pas 29 minutave lojë, kur Jasir Asani shënonte për 0:1.
Me këtë rezultat, Partizani do të siguronte të paktën vazhdimet, por shpresat u shuan nga Ousmane N’Diaye, i cili në minutën e 63’ barazoi shifrat në 1:1.
Ky rezultat dërgoi në raundin tjetër skuadrën e Sheriff, duke përjashtuar nga garat skuadrën e Partizanit. /Lajmi.net/