Edhe një vit

David Moyes ka sugjeruar se Ryan Giggs mund të vazhdojë karrierën e tij edhe për një sezon në Manchester United, pasi festoi ditëlindjen e 40’të duke luajtur rol të rëndësishëm në fitoren 5:0 ndaj Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve. Uellsiani luajti 90 minuta në përballjen e zhvilluar në Gjermani, fitorja më e thellë e…

Sport

28/11/2013 09:38

David Moyes ka sugjeruar se Ryan Giggs mund të vazhdojë karrierën e tij edhe për një sezon në Manchester United, pasi festoi ditëlindjen e 40’të duke luajtur rol të rëndësishëm në fitoren 5:0 ndaj Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve.

Uellsiani luajti 90 minuta në përballjen e zhvilluar në Gjermani, fitorja më e thellë e Unitedit në Evropë pas 50 vjetësh, dhe Moyes ka sugjeruar se mund të ketë më tepër nga Giggs.

“Disa njerëz e kanë përmendur moshën e tij dhe nuk mund të përmendin asgjë që sjell dyshime rreth aftësive të tij”, deklaroi Moyes për Giggsin i cili tashmë një kohë të gjatë ka kontrata njëvjeçare në Old Trafford.

“Ai është futbollist i jashtëzakonshëm e madje është duke u përmirësuar. Ai do të na thotë se kur e ka mjaft”, u shpreh strategu skocez.