Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

Edhe një viktimë nga koronavirusi në Kosovë, shkon në 79 numri i përgjithshëm

0:17 | 7 Korrik 2020

Edhe një person i prekur me koronavirus ka vdekur gjatë ditës së sotme.

Gjatë ditës së sotme janë raportuar për tre të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, mirëpo Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në raportin e fundit ka bërë të ditur se edhe një person ka ndërruar jetë.

Kështu duke u bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, gjatë së dielës, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka qenë 75, kurse të hënën ky institut ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 79, çka lë të nënkuptojë që më 6 korrik kanë ndërruar jetë 4 persona, mirëpo gjatë ditës nuk janë dhënë detaje për këtë rast, shkruan lajmi.net.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme është raportuar se një 84-vjeçare nga Fushë Kosova ka ndërruar jetë e cila përveçse ishte e prekur me koronavirus ajo kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Po ashtu edhe një i moshuar nga Podujeva vdiq sot, ndërsa një tjetër e moshuar nga Gjakova raportohet se kishte vdekur nga një tjetër sëmundje, ndërsa pas vdekjes rezultoi pozitive edhe në testin për COVID-19. /Lajmi.net/