Edhe një tërmet i fuqishëm godet Nepalin

Një tërmet tjetër i madh e ka goditur Nepalin, dy javë pas tërmetit shkatërrues që la të vrarë më shumë se 8000 persona. Është njoftuar për 19 persona të vdekur, 1000 të plagosur dhe disa ndërtesa të shkatërruara.

Bota

12/05/2015 10:31

Tërmeti i sotëm e kishte epiqendrën pranë qytetit verilindor Namche Bazar, afër malit Everest, nga ku u raportuan viktimat.

Epipet e shpëtimit dhe ushtria kanë dalë në terren, ndërkohë që një numër i madh i tyre po merren me ofrimin e ndihmave për të prekurit nga termeti i kaluar.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se termeti i sotëem kishte një magnitudë prej 7.4 shkallë të Rihterit.

Tërmeti shkatërrues që goditi Nepalin më 25 prill, që kishte epiqendrën në Nepalin veriperëndimore, kishte një magnitudë prej 7.8 shkallë të Rihterit.

Tërmeti i sotëm ishte po ashtu i fuqishëm dhe u ndije edhe në kryeqytetit indian Delhi, si dhe Daka, kryeqytetin e Bangladeshit.

Dridhje të forta u ndjenë edhe në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, i cila u dëmtua rëndë në tërmetin e muajit të kaluar.

“Ishte më të vërtetë tërmet i fortë”, tha Prakash Shilpakar, pronar i një dyqani artizanalesh në Katmandu, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

YouTube player

Njerëzit nxituan të dalin nga ndërtesat në Katmandu. Gazetarja Yogita Limaye e BBC-së, i cili ishte me një konvoj të ndihmës në Nepal, tha se tërmeti i sotëm goditi në mesditë, sipas orës lokale.

“I ndjemë dridhjet e tokës për një kohë mjaft të gjatë, pamë pluhur dhe gurë tek fluturonin nga malit teposhtë”, tha Limaye. /lajmi.net/

Tërmeti i sotëm kishte magnitudën 7.4 shkallë të Rihterit
Tërmeti i sotëm kishte magnitudën 7.4 shkallë të Rihterit