Edhe një shtet tejkalon shifrën e 10 mijë vdekjeve nga COVID-19

Meksika ka regjistruar në total mbi 10 mijë vdekje nga COVID-19.

Bota

02/06/2020 10:04

Meksika ka tejkaluar shifrën 10,000 vdekje të lidhura me koronavirusin, sipas autoriteteve shëndetësore të vendit, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

237 vdekje shtesë u regjistruan të hënën duke rritur numrin e Meksikës në 10. 167 që nga 18 Mars, kur u regjistrua vdekja e parë e vendit nga koronavirusi.

Zyrtarët gjithashtu raportuan 2,771 raste të tjera, duke e çuar totalin e konfirmuar në 93.435.

Vendi ka regjistruar vdekjet më të dyta në Amerikën Latine – dhe i shtati në botë, transmeton lajmi.net.

Kjo ndodh derisa Meksika hyri në një fazë të re Covid-19 të hënën, duke rihapur sektorë të caktuar të ekonomisë siç janë minierat, ndërtimet dhe turizmi në zona të caktuara nën një plan të konsideruar si “normal i ri”. /Lajmi.net/