Akil Gjakova mbetet pa medalje, mposhtet nga Basile

Akil Gjakova ka dështuar që të fitojë medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit.

Sport

09/02/2019 18:36

Xhudisti nga Kosova nuk ka arritur që të dali me medalje qoftë edhe të bronztë nga Grand Slami i mbajtur në Paris.

Akili e nisi mirë këtë turne, duke triumfuar ndaj gjermanit Igor Wandtke dhe rumunit Alexandru Raicu.

Gjakova vazhdoi me fitore edhe në ndeshjen kundër Ferdinand Karapetian të cilin e mposhti me IPPON, por në gjysmëfinale u ndal xhudisti nga Mongolia, Tsogtbaatar Tsend Ochir.

Kosovari vazhdoi luftën e tij, për synimin e vetëm të mbetur, pra për medaljen e bronztë. Por, edhe këtu dështoi, duke u mposhtur me IPPON, nga italiani Fabio Basile.  /Lajmi.net/