Edhe një familje nga Gjilani bëhet më shtëpi të re

Një tjetër familje nga Gjilani e cila ka jetuar në kushte të rënda, është bërë më shtëpi të re, falë fondit të krijuar nga vullnetmirë, pas iniciativës së komunës së Gjilanit , e cila muaj më parë kishte organizuar mbrëmjen humanitare“Pak nga ne, shumë për ata”.

Lajme

05/05/2015 15:37

Safete Mustafa, e cila sot ka pranuar çelësat e shtëpisë së re të ndërtuar nga familja e Sabri Bunjakut, deri më tani kishte jetuar në kushte të rënda.  Shtëpia e saj është e katrat e ndërtuar nga ky fond.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se fondi për banim social në Gjilan është treguar jashtëzakonisht i suksesshëm, falë donacioneve dhe solidaritetit të madh të qytetarëve . Ai ka thënë se në ndërtim është edhe një, derisa do të fillojnë edhe katër të tjera të ndërtohen në mënyrë që gjatë këtij viti,  të përfundohet plani i ndërtimit të 12 shtëpive dhe dhjetëra tjera të meremetimit.