Edhe një dorëheqje nga Vetëvendosje

Edhe Selim Lokaj jep dorëheqje nga aktiviteti dhe anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje. Lokaj ka qenë Kandidat për asamble nga Lëvizja Vetëvendosje

Lajme

15/04/2015 19:13

Ai ishte pjese e këtij subjekti politik që nga themeli në Deçan.

Ja letra e plotë e dorëheqjes:

“Shkarkimi dhe përjashtimi i Arben Gecaj nga Koordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Deçan dhe i Ajnishahe Halimi nga Koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, është një sinjal i qartë se Lëvizja Vetëvendosje e ka humbur kredibiltetin e saj prej që është themeluar e deri në zgjedhjen e organeve të saja të reja.

Për sa koha që kam dhënë kontribut në Lëvizjen Vetëvendosje e deri me shkarkimin zyrtarisht të Arben Gecaj, thjesht kam punuar nga dëshira se Lëvizja Vetëvendosje kishte parime dhe kishte një program të mirëfilltë.

Sot kur në Lëvizjen Vetëvendosje kemi një lidership të ri, athua Lëvizja Vetëvendosje a është Komitet Krahinor i partisë-shtet, Partisë Komuniste.

Dihet se Lëvizjes Vetëvendosje i duhen njerëz si Arben Gecaj, kur dihet se ai rrjedh nga familja atdhetare, familja e persekutuar e Gecajve të Llukës së Ulet, që tokës së Kosovës i dha tre dëshmorë, Tahirin me 1913, Lanin me 1942 dhe Elezin me 1999.

Athua pse Lëvizja Vetëvendosje e ka shkalura Arben Gecaj?

Athua Lëvizja Vetëvendosje a mos vallë është shndërruar në partin-shtet, Partinë Komuniste të Jugosllavisë, kur dite se pas viti 1981 partia-shtet i përjashtonin anëtarët e saj.

Turpi le të bie mbi ata që shkarkuar Arben Gecaj.

Zyrtarisht nuk jam me anëtare e as aktiviste i Lëvizjes Vetëvendosje.

Me nderime, Selim LOKAJ ish aktivist i Lëvizës Vetëvendosje”, përfundon letra e Lokajt.