Edhe një aeroplan rus i rrëzuar, “Suhoj” nuk arrin të aterojë në aeroplanmbajtëse dhe bie në det

Aeroplani ushtarak rus “Suhoj-33” është rrëzuar në det pas tentimit të pasuksesshëm për të ateruar në aeroplanmbajtësen “Admiral Kuznjecov”, e cila lundron në ujërat e Mesdheut, transmeton “Sputinik International”.

Bota

05/12/2016 14:33

Për fat të mirë, piloti me kohë ka katapultuar dhe ka shpëtuar, ka njoftuar Ministria ruse e Mbrojtjes, transmeton lajmi.net.

“Pas përfundimit të detyrës në Siri, Su-33 ka rrëshqitur nga pista pas problemit me frena. Piloti ka katapultuar, ku më pas shpëtuesit e kanë nxjerrë të sigurt nga uji dhe e kanë sjellë në aeroplanmbajtësen ‘Admiral Kuznjecov’. Piloti nuk është në rrezik për jetën”, kanë thënë nga Ministria.

Ky është aeroplani i dytë luftarak rus që është rrezuar brenda pak kohësh në këtë mision në Detin Mesdhe. /Lajmi.net/