Edhe nesër e pasnesër ftohtë, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se edhe në dy ditët ardhshme në vendin tonë do të mbretërojë mot i ftohtë.

Lajme

12/03/2019 21:52

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten në vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë.

Sipas IHMK-së, nesër në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta, shkruan lajmi.net.

Siç njofton IHMK-ja, temperaturat do të jenë në rritje, sidomos maksimalet e ditës, kurse mëngjesi paraqitet me ngrica të lehta po thuaj në gjithë territorin e vendit.

Ndërkaq të enjten, IHMK bën me dije se sërish pritet çrregullim i motit, duke bërë që vranësirat të dendësohen dhe si  pasoj e proceseve fizike që parashihen të ndodhin në troposferë, priten reshje, kryesisht në formë shiu, por edhe kushte për fjolla bore, derisa, në viset malore, reshjet paraqiten vetëm në formë dëbore dhe në fushat termike atje priten të ketë ulje për 2 respektivisht 4 gradë Celsius.

Në fushat barike pritet të ketë rënie të lehta.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat maksimale dhe minimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit. /Lajmi.net/