Edhe në tri ditët e ardhshme do të mbaj mot i mirë
Instituti Hidrometeorologjik njofton se edhe tri ditët e ardhshme do të mbajë mot i njëjtë sikur gjatë ditëve të kaluara.

Lajme
“Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperatura minimale do të lëvizë në mes 3C deri 5C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 11C deri 13C celsius. Kjo gjendje e motit do të vazhdoj deri ditën e enjte, duke përjashtuar ditën e marte meqë këtë ditë në jug dhe jugperëndim të vendit do të ketë kushte për reshje të dobëta e shiut. Do të fryj erë nga ana e jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftim të IHMK.
Nga dita e enjte e deri të shtunën do të ketë shtim të vranësirave të cilat nuk do të jenë stabile,fillimisht do të ketë reshje shiu, temperaturat do të ulen deri -2C celsius dhe reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë. Temperaturat maksimale do të ulen deri 3C celsius, do të fryj erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.
Në bazë të parashikimeve numerike nga dita e diele pritet të ketë ngritje të lehta të temperaturave për 2C-3C celsius, por që edhe ditët e ardhshme do të jenë me vlera të ulëta të temperaturave dhe me reshje shiu.