Edhe në moshën 34 vjeçare, LeBron James lider në votat për “All Star Game”

Votimet për ndeshjen më interesante në NBA, “All Star Game” janë duke vazhduar.

Sport

03/01/2019 21:07

Kjo ndeshje do të jetë numër 68 e ndeshjeve “All Star” dhe do të zhvillohet në Charlotte.

Për këtë ndeshje, tifozët kanë të drejtë të zgjedhin lojtarët  që duan të shohin, duke pasur të drejtë të votojnë nga 10 emra për çdo ditë, deri në mbylljen e votimeve.

Në rezultatet e para të publikuara, është edhe këtë vit ylli LeBron James që prinë në numrin e votave të marra, shkruan lajmi.net.

Ylli i Lakers është votuar plot 1,083,363 herë, duke qenë kështu lider në konferencën perëndimore dhe në total.

Kurse, në konferencën lindore, lider në vota është Giannis Antetokounmpo me 991,581 vota.

Interesant është edhe fakti i rikthimit të Derrick Rose në mesin e më të votuarve. Gjithashtu, i riu Luka Doncic është i katërti në konferencën perëndimore. /Lajmi.net/