Edhe myftiu Tërnava i bashkojet thirrjes kundër protestës së paralajmëruar

Imami i xhamisë së Shipolit të Mitrovicës, Fatmir Latifi, duke komentuar thirrjen për një protestë eventuale në shenjë solidarizimi me hoxhallarët e arrestuar, që është paraparë të mbahet nesër pas faljes së namazit të xhumasë, ka theksuar se është kategorikisht kundër çdo proteste që ka të bëjë me arrestimet e hoxhallarëve.

Lajme

18/09/2014 23:07

Imami Latifi ka thënë për Telegrafin se ka besim të “plotë në pafajësinë e hoxhallarëve dhe vëllezërve tanë”.

“Andaj çdo thirrje në këtë drejtim është dhe konsiderohet si provokim dhe thirrje për destabilitet të vendit tonë edhe ashtu të brishtë”.

“Unë shkurt e shqip ju them besimtarëve myslimanë që përfshirja në protesta eventuale, të cilat mund të mbahen nesër, është e haram ”, ka thënë ai, shkruan Telegrafi.

Edhe kreu i BIK-ut, Naim Tërnava është shprehur kundër protestës së ftuar në rrjetet sociale për ditën e premte.

Në Zona e Debatit, Tërnava ka deklaruar se nesër nuk duhet të dilet në protesta dhe ka thënë se ka frikë se kjo do të mund të shfrytëzohet nga disa dashakëqij.

Ai ka bërë thirrje që të mos dilet nesër në protestë, që ai e quajti “të thirrur nga disa dashakëqij”.