Edhe Mihrije Braha ishte mbrëmë në kanagjegjin e Gresës, ja si dukej

Mbrëmë këngëtarja, Gresa Behluli ka festuar një nga ditët më të rëndësishme në jetën e saj.

ShowBiz

28/03/2019 16:21

Ajo edhe pak ditë pritet t’i japë fund beqarisë duke u martuar me biznesmenin prishtinas, Lulzim Ibrahimin, shkruan lajmi.net.

E në kanagjegjin e saj të pranishme ishin pothuajse të gjitha artistet e estradës përveç, Shyhrete Behlulit.

Së fundmi, këngëtarja, Mihrije Braha ka sjell një fotografi teksa shfaqet me motrën, Lorën, Gresën dhe Shkurte Fejzën.

“Gresa ?”, ka shkruar ajo pranë këtij imazhi.

Ndryshe, Gresa ka mbajtur kanagjegjin në një nga restorantet në Prizren kurse dasma e saj do të zhvillohet në Prishtinë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BvjnuAijv-0/